Londra ka kapërcyer New York-un me numrin më të lartë të milionerëve në botë, sipas një raporti që zbulon se sa para kanë bërë njerëzit më të pasur në botë gjatë pandemisë.

Pothuajse 875.000 londinezë janë milionerë (duke shënuar pasuri me vlerë mbi 720.00 paund), sipas një studimi vjetor të njerëzve më të pasur në botë.

Kjo do të thotë se një në dhjetë persona që jetojnë në Londër, janë milionerë. Më shumë se 2.5 milion (28%) e atyre që jetojnë në Londër, jetojnë në varfëri” sipas shifrave të qeverisë.

Raporti tregon se 874.354 njerëz në Londër kanë pasuri, duke përfshirë prona, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, gjë që i bën ata të ashtuquajtur “individë me vlerë të lartë neto” (HNWI). Kjo krahasohet me 820,000 persona në New York, në vendin e dytë.

Hulumtimi zbuloi se në Londër ka pasur një bum të shitjeve të pasurive të patundshme gjatë pandemisë.

Londra u emërua gjithashtu si qyteti më me stil për mënyrën e jetesës, sipas sondazhit të Knight Frank.

Londra ka përfituar nga fluksi i vizitave nga Hong-Kongu të cilët kanë investuar të paktën 2 milion dollarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti i pasurirë i Knight Frank tregon se pavarësisht shkatërrimit ekonomik gjatë pandemisë, personat me të ardhura të larta kanë qenë në gjendje të risin pasurinë e tyre, raporton The Guardian.

Ja 10 qytetet e para:

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu