Barcelona ka arritur të fitojë 3-0 pas kohëve shtesë ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Copa del Rey.

Katalunasit erdhën në ndeshjen e kthimit pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë dhe fituan me rezultatin e njëjtë për të çuar ndeshjen në kohë shtesë dhe për të siguruar kualifikimin pastaj.

Goli i vetëm pjesën e parë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi një supergol për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin katalunasit më kërkues dhe më konkret, por u desh vetëm minutat shtesë për ta shënuar golin e dytë për të siguruar vazhdimet.

Fillimisht ishin mysafirët që patën rast ideal të barazojnë me anë të Lucas Ocampos (70’), por ishte i pasaktë nga penalltia, ndërsa në minutat shtesë Fernando mori të dytin të verdhë, respektivisht të kuqin.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitore minimale në skenë doli Gerard Pique (90+4) duke shënuar me kokë për 2-0 dhe duke siguruar vazhdimet.

Në kohë shtesë, Barcelona e pati më të lehtë shkaku edhe i epërsisë numerike dhe 15 minutat e parë arriti golin e tretë me anë të Martin Braiwthaite (95’).

Në pjesën e dytë të vazhdimeve u zhvillua lojë më agresive e Sevillës duke marrë shumë kartonë tjerë, por pa pasur sukses në rezultat, pasi Barcelona triumfoi 3-0.

Me këtë fitore të madhem, ekipi i Ronald Koeman siguroi finalen e madhe të Copa del Rey.

Në finale të Kupës së Mbretit, Barcelona pret fituesin e ndeshjes Athletic Bilbao-Levante, e cila zhvillohet të enjten.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu