Talenti gjerman Jamal Musiala (2003) ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Bayern Munchen, që do ta mbajë të lidhur kampionët e Gjermanisë deri në verën e vitit 2026.

Mesfushori Musiala ka folur për faqen zyrtare të klubit pas nënshkrimit duke thënë se është i lumtur në kontratën.

Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje. Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt. Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern Munich. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, ka thënë Musiala.

Lojtari do të përfitojë pagë bruto 5 milionë euro në sezon me kontratën e re.

Në këtë edicion Musiala ka zhvilluar 17 ndeshje në Bundesliga si startues duke shënuar dhe 3 gola për Bayern Munchen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu