Brunley dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e 27-të në Ligën Premier, pasi përfundoi 1-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Pierre-Emerick Aubameyang që u asistua nga Willian.

Por, skuadra londineze nuk arriti të mbante epërsinë, shkaku i një gabimi në mbrojtje.

Granit Xhaka duke tentuar të largonte topin, goditi gabimisht Chris Woodin, që shënoi në portën e Bern Leno në minutën e 30-të.

Në 45 minutat e dytë, Arsenali tentoi të rikthente epërsinë, mirëpo vendasit ishin mjaft të organizuar.

Bukayo Saka në minutën e 55-të tentoi me një goditje të fortë të shënonte, por ajo u bllokua nga mbrojtësi i Burnleyt.

Më pas vendasit rrezikuan me anë të Erik Pieters (79’), mirëpo Leno bëri një pritje të sigurt.

Pas javës së 27-të, Arsenali gjendet në vendin e dhjetë me 38 pikë, gjersa në javën e 28-të do të kenë punë me Tottenhamin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu