Interi ka marr një fitore të madhe ndaj Atalantës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dy skuadrat.

Rastin e parë e pari Lukaku që tek për tek me portierin iu ngaterrua topi te këmbët.

Për Atalantën rastin më të mirë e kishte Duvan Zapata në minutën e 40-të, kur goditi drejt portës, por gjuajtja e tij u prit nga Samir Handanovic.

Në pjesën e dytë Interit ishte më kërkues dhe e gjeti golin që në start.

Zhvillohej minuta e 54-të kur nga një rrëmujë në zonë përfitoi mbrojtësi Milan Skriniar që me një gjuajtje të bukur gjeti rrjetën për 1-0.

Pas golit të shënuar Interi pati një tjetër rast të mirë me Lukakun që përsëri tek për tek me portierin u ngatërrua me këmbët e veta.

Atalanta kishte një tjetër rast kur rrezikoi në minutën e 68-të me Duvan Zapatan, por gjuajtja shkoi afër portës.

Rastin e fundit e kishte Mario Pasalic, por goditja e tij e bukur shkoi jashtë.

Interi vazhdon të mbetet kryesues në Serie A me 62 pikë, 6 më shumë se Milani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu