Manchester City është rikthyer te fitorja duke triumfuar me rezultat 5-2 në sfidën ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 29-të Ligës Premier.

Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, para se James Ward-Prowse ta barazonte rezultatin nga pika e bardhë (25’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Citizens shënuan edhe dy gola, me anë të Riyad Mahrez (40’) dhe Ilkay Gundogan (45’+3).

Mahrez shënoi edhe golin e dytë në personal në fraksionin e dytë (55’) pas asistimit nga Phil Foden.

Ndërkohë, Adams shënoi golin e dytë për mysafirët (56’), por De Bruyne realizoi golin e dytë personal (59’), ku sërish asistues ishte Foden.

Manchester City e ka rikthyer epërsinë prej 14 pikësh në raport me ndjekësin e parë, Manchester United (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Southamptoni mbetet në kuotën e 33 pikëve, në vend të 14 në tabelë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu