Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka vendosur që të marrë pak pushim nga angazhimet e saj.

Ajo i ka dhënë vetes disa ditë të mira pushimi, dhe për këtë ka zgjedhur Ishujt e largët, Maldive.

Hadërgjonaj e cila është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga momentet e këndshme që po i shijon atje.

Në imazhet e fundit, Anxhelina ka pozuar me bikini, teksa shijon një mëngjes luksoz në një nga pishinat e resortit ku po qëndron.

“Këtu jam unë, duke shikuar punët e mia”, shkri bukuroshja me prejardhje nga Deçani në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Pëlqimet e komentet e shumta nga fansat nuk munguan, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar 27-vjeçaren për linjat trupore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu