U luajtën 7 ndeshje gjatës natës së kaluar në NBA.

Pas dy humbjeve radhazi Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja duke triumfuar me rezultat të ngushtë 105-100 ndaj Indiana Pacers në palestrë e tyre Staples Center.

Më i miri për këtë fitore të Lakers ishte Kyle Kuzma që shënoi 24 pikë, 13 kërcime e pati 1 asistim, ndërsa u dallua edhe LeBron James që shtoi 18 pikë, 3 kërcime e 10 asistime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Malcolm Brogdon me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në ndeshjet e tjera spikatin fitoret e New Orleans Pelicans, Philadelphia 76ers, San Antonio Spurs, Utah Jazz, Miami Heat dhe Denver Nuggets .

Rezultatet e plota:

  • Memphis Grizzlies – Denver Nuggets 102:103
  • New Orleans Pelicans – Cleveland Cavaliers 116:82
  • Washington Wizards – Philadelphia 76ers 101:127
  • Chicago Bulls – Miami Heat 90:101
  • San Antonio Spurs – Orlando Magic 104:77
  • LA Lakers – Indiana Pacers 105:100
  • Utah Jazz – Houston Rockets 114:99

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu