Manchester United ka triumfuar ndaj West Hamit në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Të dy skuadrat e filluan ndeshjen mjaft furishëm, mirëpo pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në 45 minutat e dytë, Djajtë e Kuq e kërkonin me ngulm golin e fitores dhe ai erdhi me vështirësi.

Ishte minuta e 53-të kur Craig Dawson duke tentuar të largonte topin nga zona e West Hamit, shënoi në portën e tij.

Kështu, nga ky auto-gol, United përfitoi tri pikë mjaftë të arta, e që do t’u ndihmojnë atyre në luftën për top katërshe.

Pas javës së 29-të, Manchester United gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, derisa në xhiron e 30-të do të takohet me Leicesterin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu