Milani ka humbur përballë Napolit në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Rossonerët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm pesë minutash lojë me anë të Rafael Leaos që lëshoi një mundësi të artë shënimi.

Më pas Napoli krijoi një mundësi të miri shënimi me anë të Piotr Zielinskit (16’), por krosimi i tij përfundoi në duart e Gianluigi Donnarummas.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta kishte një tjetër pamje.

Në minutën e 49-të, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Matteo Politanos, derisa Zielinski ishte në rolin e asistuesit.

Takimi më pas kaloi në duart e mysafirëve, që krijuan një tjetër rast me anë të Fabian Ruizit, që dështoi të shënonte nga një goditje volej.

Më pas, Milani tentoi t’i barazonte shifrat, por goditja e Ante Rebic ishte e parrezikshme për portierin e Napolit.

Pas javës së 27-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 56 pikë, 9 më pak se lideri Interi, gjersa Napoli është në të pestin me 50 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu