Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që nuk heziton të eksperimentojë dhe ka një stil unik.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila vazhdimisht bën ndryshime në dukje e po ashtu sjellë gjithnjë trendet e reja.

31 vjeçarja kësaj radhe shfaqet me flokë të shkurtra ngjyrë portokalli të errët, e në anën tjetër është rikthyer sërish në balluke.

Edhe me këtë ‘look’ të veçantë, krijuesja e hitit “Zili zili” duket në formë të mahnitshme.

Bukuroshja në anën tjetër po vazhdon të punojë mjaft shumë në prurje të reja dhe albumin “Dafinë moj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu