Real Madridi ka marr fitore ndaj Eibarit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Të besuarit e Zinedine Zidanes ishin të qartë nga fillimi, duke synuar që të shënojnë sa më herët.

Karim Benzema rrezikoi i pari në minutën e 4-të, ndërsa shënoi dy minuta më vonë, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Realit iu anulua edhe një gol në minutën e 37-të, por sërish iu anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 41-të kur Marco Asensio shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Reali vazhdoi të rrezikojë, po për të gjetur golin e dytë u desh të pritej minuta e 73-të kur Karim Benzema gjeti rrjetën pas një asisti të Junior Vinicius.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi me 63 pikë kalon në vendin e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu