Liverpooli ka fituar si mysafir në derbi ndaj Arsenalit me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 30-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë nuk solli shumë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.

Rasti i vetëm i mirë në këtë pjesëlojë i takoi Liverpoolit me James Millner, por nuk u kthye në gol.

Në pjesën e dytë Liverpooli futi në lojë Diogo Jotan që doli të jetë zëvendësim i qëlluar.

Portugezi gjeti rrjetën në minutën e 64-të, ku pas një asistimi të Trent Alexandre-Arnolld shënoi për 1-0.


Vetëm katër minuta më vonë Liverpooli gjeti edhe një herë rrjetën.

Mo Salah pranoi një top në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi në portën e Bernd Lenos për 2-0.

Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, ishte përsëri Jota që shënoi në minutën e 82-të për 3-0.

Më këtë fitore Liverpooli kalon në pozitën e pestë me 49 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i nënti me 42 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu