Manchester City ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për qytetarët që në rastin e parë serioz arritën të gjenin golin.

Një aksion model i Manchester Cityt në minutën e 19-të, me shumë pasime, ku në fund Riyad Mahrez pasoi te Kevin de Bruyne i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e 30-të City fitoi penallti, por pas rishikimit në VAR u anulua nga gjyqtari.

Pjesa e parë nuk solli edhe aq shumë raste siç ishte pritur, por e dyta ishte më e bukur.

Dortmundi rrezikoi i pari në pjesën e parë me Erling Halland që ishte afër golit.

Manchester City u kundërpërgjigj me dy raste të bukura të Phl Folden dhe Kevin de Bruyne, por nuk kishte sukses.

Gjermanët e gjetën golin e barazimit në minutën e 84-të kur Haaland pasoi te Marco Reus që shënoi për 1-1.

Por City nuk u dorëzua de në minutën e fundit të kohës së rregullt Phil Foden shënoi pas një asistimi për Ilkay Gundogan për 2-1.

Manchester City e fitoi ndeshjen e parë, por gjithçka mbete e hapur për ndeshjen e kthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu