Juventusi ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Serie A ndaj Napolit me rezultat 2-1.

Cristiano Ronaldo kishte rast shumë të mirë në minuan e dytë të takimit, ku nga afërsia prej dy metrave nuk e devijoi topin me kokë drejt portës.

Në minutën e 13-të Federico Chiesa kalon dy lojtarë të Napolit, harkon në zonë dhe Ronaldo me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.

Në pjesën e dytë Napoli kishte dy raste të mira, me Lorenzo Insign dhe Fabian Ruiz, por nuk e gjetën golin.

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala u kthye sot ndaj Napolit pas tre muajsh, ku zëvendësoi Alvaro Moratan.

Pas katër minutash që u fut në lojë Dybala pranoi një top në zonë dhe me gjuajtjen e tij karakteristike shënoi për 2-0.

Napoli u kthye në lojë krejt në kohën shtesë kur shënoi nga penallti me Lorenzo Insignen.

Juventusi mori 3 pikë të mëdha ndaj Napolit që e ngjitin në vendin e tretë në renditje me 59 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu