Takimi i javës së 31-të në Serie A mes Napolit dhe Interit nuk ka prodhuar fitues, pasi takimi përfundoi 1-1.

Sfida filloi me mjaftë kujdes nga të dyja skuadrat, që prisnin nga njëra-tjetra të gabonin dhe ajo gjë ndodhi.

Në minutën e 35-të, Samir Handanovic, duke tentuar të largonte topin nga porta, e futi atë në rrjetën e tij.

45 minutat e dytë ishin edhe më intensiv, pasi Nerazzurët kërkonin të përmbysnin rezultatin.

Lojtarët e drejtuar nga Antonio Conte ia dolën të rrezikonin portën e vendasve, duke shënuar golin e barazimit.

Ishte minuta e 55-të, kur Christian Eriksen me një goditje brilante i barazoi shifrat në 1-1.

Dhjetë minuta më vonë, Giovanni Di Lorenzo lëshoi një shans të artë për të rikthyer epërsinë e Napolit, pasi goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.

Ishte minuta e 82-të, kur Piotr Zielinski u rrëzua në zonën e rreptësisë së Interit, duke kërkuar kështu penallti, por gjyqtari Daniele Doveri në bashkëpunim me VAR-in sinjalizuan se nuk kishte 11 metërsh dhe loja duhej të vazhdonte.

Pas javës së 31-të, Interi vazhdon të jetë lider me 75 pikë, ndërsa Napoli është në të pestin me 60 sosh, dy më pak se Juventusi që është në të katërtin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu