Lista e plotë e fituesve të “Academy of Country Music Awards 2021” (ACMs) tashmë është publikuar.

Duke shënuar një nga netët më të mëdha të vitit në muzikën ‘country’, super yjet e industrisë Keith Urban dhe Mickey Guyton mirëpritën evenimentin të zhvilluar në disa vende të ndryshme si: Nashville, Grand Ole Opry House, Ryman Auditorium dhe Bluebird Cafe për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Mbrëmja po ashtu shfaqi yjet e tjerë si Carrie Underwood, Maren Morris, Miranda Lambert, Blake Shelton etj.

Një javë më parë u shpallën dy fitues: Gabby Barrett dhe Jimmie Allen, të cilët fituan për ‘artistin më të mirë’ dhe artisten më të mirë femër’.

Ndërkaq, “I Hope You’re Happy Now” e Carly Pearce dhe Lee Brice u emërua ‘Ngjarja muzikore e vitit’.

Këtu ju sjellim fituesit kryesorë të mbrëmjes madhështore:

  • “Argëtuesi i vitit” – Luke Bryan
  • “Artistja femër e vitit” – Maren Morris
  • “Artisti mashkull i vitit” – Thomas Rhett
  • “Dyshja më e mirë e vitit” – Dan+Shay
  • “Grupi i vitit” – Old Dominion
  • “Artistja e re femër e vitit” – Gabby Barrett
  •  “Artisti i ri mashkull i vitit” – Jimmie Allen
  • “Albumi i vitit” – “Starting Over” i Chris Stapleton
  • “Kënga solo e vitit” – “I Hope You’re Happy Noë” nga Carly Pearce dhe Lee Brice
  • “Kënga e vitit” – “The Bones” nga Maren Morris
  • “Videoja muzikore e vitit” – “Worldwide Beautiful” nga Kane Brown
  • “Ngjarja muzikore e vitit” – “I Hope You’re Happy Now” nga Carly Pearce dhe Lee Brice.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu