Ledri Vula është në mesin e yjeve të shumta që kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për pushime.

Atje e ka shoqëruar partnerja e tij, Sara Hoxha dhe vajza e çiftit, Poem Blu, që lindi në dhjetor të vitit të kaluar.

Reperi dhe Sara kohë pas kohe kanë shpërndarë fotografi nga Dubai duke marrë pëlqime të shumta nga fansat e tyre.

Kësaj radhe, Ledri ka shpërndarë imazhe nga plazhi Jumeirah, ndërsa autore e fotografive padyshim që ka qenë partnerja e tij.

“Duke i pirë problemet”, është përshkrimi i njërës prej fotografive të publikuara në Instagram.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu