Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të të La Ligës.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq emocionuese pasi solli vetëm dy raste, nga një në të dyja anët.

Real Madridi për të gjetur golin e parë u desh të priste deri në minutën e 76-të, kur Eder Militao shënoi me kokë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i qetësisë i shënuar sërish nga një brazilian.

Karim Benzema kryen të gjithë punën pothuajse, pason te Casemiro 80’ i cili shënon për 2-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe Real Madridi iu gëzua fitores së 22-të sezonale.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 74 pikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu