Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fulhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 10 minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues kaluan në epërsi me anë të Kai Havertz që pranoi një asistim brilant nga Mason Mount.

Qysh në startin e 45 minutave të dytë, Havertz ishte sërish në listën e golashënuesve, duke realizuar në minutën e 49-të, tani me asist të Timo Werner.

Pas javës së 34-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 61 pikë, derisa në xhiron e 35-të, do të takohet me Manchester Cityn.

Në ndeshjen tjetër Brighton mund 2-0 në shtëpi Leeds Unitedin me golat e 14’ pen. Gross dhe 79’ Wellbeck.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu