Interi është shpallur kampioni i Italisë për sezonin 2020/2021 pas barazimit të Atalantas (1-1) në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Mapei – Citta del Tricolore.

Pas këtij barazimi, Atalanta ka mbetur 13 pikë prapa liderit Inter, ndërsa kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar (12 pikë në dispozicion) që do të thotë se edhe matematikisht, Interi është kampion i Italisë për sezonin 2020/2021.

Ky është titulli i 19-të zyrtar i Nerazzurrëve që i japin fund hegjemonisë së Juventusit pas nëntë vitesh radhazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu