Laçi nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë Superiore.

Kurbinasit marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Vllaznia që në mbrëmje luan me Teutën kryesuese. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 6-të.

Heroi i skuadrës së Duros padyshim ishte Regi Lushkja, i cili realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Rezultati u zhbllokua në minutën e 6-të, ku Lushkja shndërroi në gol një penallti të fituar nga Mazrekaj. Në minutën e 31, ishte përsëri Lushkja, i cili pas një topi perfekt të marrë nga Harmon, bën një gjuajtje shumë të bukur në hyrje të zonës, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e dytë foli më shumë për Kukësin, që dominoi, por tranversa dhe portieri Sherri i mohuan golin skuadrës së Josës, që del me kokën poshtë nga kjo ndeshje.

LAÇI – KUKËSI 2-0:
Lushkja 6′, 31′

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu