Partizani ka mposhtur me shumë vështirësi Apoloninë ditën e sotme, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila iu jep të kuqve vendin e parë me 57 pikë.

“Demat” iu falën golit të Jasir Asanit në minutën e 76’, i cili pas disa tentativave gjatë ndeshjes, ia doli më në fund të gjejë rrugën e rrjetës.

Partizani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, por përballë hasën një Romeo Hraizaj në superformë, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare, i mohoi golin të kuqve në disa raste. Vlen të theksohet edhe rasti i minutës së 52-të, kur Çinari pa t’i pritej gjuajtje nga Harizaj, ndërsa Bardhi në të njëjtin aksion u ndal nga shtylla.

PARTIZANI – APOLONIA 1-0:
Jasir Asani 76’

Vllaznia-Teuta, ishte supersfida e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, por nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës, për sa i përket shkëlqimit. Një barazim i thatë pa gola, që nuk i bën punë as shkodranëve dhe as durrsakëve, në këtë fazë delikate të kampionatit.

Rastet e rrezikshme, ishin me pikatore, ku vlen të theksohen ato të Imerit në minutat 5 dhe 57-të, ndërkohë që Teuta, rastin e vetëm të rrezikshëm e krijoi në minutën 90+3 me Blerim Krasniqin.

Me këtë barazim, Teuta u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 3-të me 54 pikë.

VLLAZNIA – TEUTA 0-0

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu