Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në fushën e Rennes në Roazhon Park.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë me një gol të Neymarit nga pika e bardhë (45’).

Në gjysmën e dytë, vendasit arritën që ta barazonin rezultatin përmes Sehrou Guirassy (70’), i cili u asistua nga Benjamin Bourigeaud.

Në minutën e 87-të mysafirët mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Presnel Kimpembe me karton të kuq, ashtu që nuk ia dolën ta kthenin epërsinë.

Ky barazim e lë Paris Saint-Germainin tri pikë prapa liderit Lille, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Në anën tjetër, Stade de Rennais ka mbetur një pikë prapa zonës evropiane që mbahet nga Marseille.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu