Arsenali ka fituar 3-1 ndaj West Bromit në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas 29-të minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Emily Smith Rowe, që u asistua nga Bukayo Saka.

Nuk kaluan shumë minuta dhe skuadra londineze realizoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Nicolas Pepes (35′), me Callum Chambers që asistoi.

Në pjesë e dytë WBA arriti të ngushtonte epërsinë e vendasve në minutën e 67-të, kur Matheus Pereira shënoi nga një shërbim mjaftë i mirë i Tonwsend.

Arsenali u përkujdes që të vuloste fitoren e tyre me anë të Willianit, që shënoi në minutën e 90-të.

Pas javës së 35-të, Arsenali gjendet në vendin e nëntë me 52 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu