Tashmë është gjithçka zyrtare. Edinson Cavani (1987) e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter.

Edi Cavani iu bashkua Manchester Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uruguajan do të ketë pagën për sezonin e ardhshëm 10.920.000 stërlina (rreth 12.7 milionë euro)

34-vjeçari i ka shënuar 9 gola në 23 paraqitje për Manchester Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu