Napoli ka shënuar fitore ndaj Udineses në kuadër të javës së 36-të në Serie A me rezultat 5-1.

Dyshja shqiptare Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin në fushë nga minuta e parë në këtë sukses të skuadrës që e afron me Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 në të mirë të napolitanëve pas golave të Piotr Zielnskit 28’ dhe Fabian Ruiz 31’ ndërsa për Udinesen shënoi Okaka Chuka 41’.

Në pjesën e dy Napoli shënoi edhe 3 herëvë tjera për të larguar dilemën e fituesit.

Hirving Lozano 56’ , Di Lorenzo 66’ dhe Lorenzo Insigne90’ shënuan golat për rezultatin përfundimtar 5-1.

Napoli aktualisht kalon në vendin e dytë me 73 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu