Klubi i La Ligas, Rayo Vallecano ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Ivan Balliu (1992).

Mbrojtësi i djathtë ka lindur në Spanjë, por është përfaqësues i Kombëtares së Shqipërisë.

Ivan Balliu është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano për dy sezonet e ardhshme .Lojtari arrin si transferim i lirë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ivan Balliu në të kaluarën ka luajtur FC Arouca, Metz, Almeria dhe Barcelona B.