Agjenti Federico Pastorello konfirmon që Interi po ‘vlerëson kthimin’ e sulmuesit Keita Balde Diao (1995) nga Monaco.

Përfaqësuesi u ndalua nga gazetarët duke e intervistuar atë ndërsa ai u largua nga selia e Interit në Milano këtë mbrëmje.

“Unë jam këtu për Keita. Ne jemi duke vlerësuar kthimin e tij të mundshëm në Inter, pasi Simone Inzaghi e njeh atë shumë mirë. Kjo varet nga lojtarët që do të largohen gjithashtu nga klubi.”, deklaroi Pastorello.

Keita është një sulmues i njohur i cili tashmë ka punuar me Inzaghin në Lazio, më pas u shit te Monaco në 2017 për 30 milion euro.

Senegalezi ishte i huazuar për një sezon te Interi në 2018-2019, pastaj luajti për Sampdoria si huazim në sezonin e kaluar.

Kontrata e tij me Monakon zgjat deri në qershor 2022, dhe kjo mund të lehtësojë kalimin e 26 vjeçarit te Interi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu