Kapiteni i Portugalisë nuk ka zbuluar se çfarë pret e ardhmja për të dhe Juventusin, të cilët po presin kthimin e tij në Alllianz Stadium këtë muaj.

Pavel Nedved siguroi tifozët bardhezinj se Cristiano Ronaldo do të mbërrinte së shpejti, por operacionet e Bianconerëve në merkaton e transferimeve varen nga e ardhmja e superyllit.

Sipas medias Tuttomercatoweb, agjenti i tij Jorge Mendes do të takohet me Juventusin sot (e dielë) dhe Cristiano Ronaldo postoi një foto pranë një Rolls Royce, me mbishkrimin: ‘Dita e Vendimit’.

Ndërkohë, lajmet kërcejnë nga Franca që bëjnë zhurmë.

Ish sulmuesi i Interit, Mauro Icardi (1993) duket i gatshëm të kthehet në Itali. Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar nuk është më pjesë e planeve të Paris Saint-Germain, por ka më shumë se një admirues në Itali.
Roma e José Mourinhos do ta donte atë, por sulmuesi do të kishte zgjedhur tashmë, me pëlqimin e gruas së tij-agjent, një destinacion tjetër, domethënë Juventusin. Burimi L’Equipe madje hipotezon një shkëmbim me Cristiano Ronaldon.

A mund të jetë e vërtetë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu