Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e një kontrate katërvjeçare me mbrojtësin Fode Ballo-Toure (1997) nga Monaco për të cilin ka paguar 4.2 milionë euro plus 500 mijë euro tjera bonuse.

Ballo-Toure pritet të jetë alternativë e Theo Hernandez në të majtë të mbrojtjes së skemave të Stefano Piolit.

Transferimin e lojtarit e ka konfirmuar vet klubi kuqezi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Fode Ballo-Toure nga AS Monaco. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 5”, thuhet në deklaratën e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu