Juventusi ka siguruar shërbimet e talentit norvegjez, Elias Solberg (2004), të cilit i kanë thënë se mund të ndjekë hapat e Erling-Braut Haaland.

17-vjeçari luan në krahun e djathtë të mesfushës ose sulmit dhe është produkt i Akademisë së Ullensaker/Kisa.

“Të enjten do të nisemi me aeroplan dhe pastaj do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai është qind për qind i përgatitur për këtë. Do të jetë kënaqësi dhe atij do t’i mundësohet pjekuria në paqe dhe qetësi, kështu që i përshtatet për mrekulli”, ka thënë babai i lojtari, Espen Solberg, për portalin vg . no

Në anën tjetër, agjenti i tij ka thënë se ka pasur interesim edhe nga klubet tjera të mëdha, por zgjodhën Juventusin për shkak të infrastrukturës dhe ambienti.

Sipas raportimeve, Zonja e Vjetër do të shpenzojë rreth 400.000 euro për Elias Solberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu