Klubi italian, Interi tashmë ka një sponsor të ri në pjesën e përparmë të fanellës dhe jo kompaninë Pirelli, e cila ishte pjesë kryesore për 26 vite.

Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se tashmë kanë një sponsor të ri, kompaninë Socio, e cila merret me kriptovalutë.

Një epokë e re ka filluar. Mirësevjen Socio”, thuhet në njoftimin e Interit.

Pjesë e reklamës së parë të fanellës me sponsorin e ri ishin disa nga yjet kryesore të ekipit.

Flitet se nga kompania e kriptovalutës për sponsorizim Interi do të fitojë rreth 20 milionë euro në vit.

Kapiteni Samir Handanovic, mbrojtësit Milan Skriniar e Stefan De Vrij dhe mesfushori i ri Hakan Calhanoglu ishin në fotografinë kryesore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu