Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka prezantuar gjeneratën e tretë të modelit sportiv, RS3. Modeli mund të blihet në dy versione – Sportback dhe Sedan.

Kjo veturë pritet të dalë në shitje në Britaninë e Madhe në gusht, por veturat do t’u dërgohen pronarëve vetëm në fund të vitit.

RS3 Sportback dhe RS3 Sedan do ta kenë motorin tradicional prej 2.5 litrash, me pesë cilindra, i cili prodhon 400 kuaj-fuqi. Ky motor nëntë vite rresht është shpallur Motori Ndërkombëtar i Vitit.

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa të interesuarit mund ta porosisin veturën me shpejtësi maksimale deri në 290 kilometra në orë.

Këto shifra e lënë prapa konkurrentin e saj kryesor, Mercedes-Benz A45 AMG 4Matic.

Sa i përket pamjes së jashtme, modeli i ri duket shumë më agresiv, me rrota të veçanta për performancë sportive dhe me hapësira të mëdha për hyrjen e ajrit në pjesën e përparme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu