Mauricio Pochettino (1972) do të mbetet trajner i ekipit francez PSG, pasi ka vazhduar sot kontratën.

Trajneri ka nënshkruar kontratë të re, që pritet ta mbaj atë në klub deri më 30 qershor 2023.

Përveç tij, klubi francez ka arritur marrëveshje edhe me stafin e argjentinasit, dhe të gjithë kanë nënshkruar kontratën deri në vitin 2023.

Mauricio Pochettino është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës.

Unë jam me të vërtetë shumë i lumtur, për veten time dhe gjithashtu për stafin tim. Është shumë e rëndësishme për ne që të ndiejmë besimin e klubit dhe ne do të japim maksimumin tonë në mënyrë që mbështetësit të jenë krenarë për Paris Saint-Germain. Kjo është arsyeja pse ne do të përpiqemi t’i arrijmë objektivat tona të gjithë së bashku, si një. Njëzet vjet më parë isha kapiten i këtij klubi dhe sot jam trajner, është një ëndërr e realizuar”, deklaroi Pochettino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu