Pierluigi Gollini (1995) ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Atalanta tek Tottenham Hotspur, një huazim me detyrim blerje për 15 milionë euro nëse portieri bën 20 paraqitje gjatë sezonit.

Portieri italian shtatlartë (194 cm) fluturoi në fillim të kësaj jave pas testeve mjekësore në Itali dhe tani është njoftuar zyrtarisht si lojtari i ri i londinezëve.

Kjo përfaqëson një kthim në Angli për 26-vjeçarin, i cili kaloi kohë në akademinë e të rinjve të Manchester Unitedit dhe më pas luajti për Aston Villa në sezonin 2016-17.

Gollini ishte pjesë e rotacionit te Atalanta së bashku me Marco Sportiello gjatë gjithë sezonit të kaluar, por ardhja e Juan Mussos nga Udinese këtë verë, e ka larguar atë përfundimisht në zgjedhje të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu