Anglezi Ben White (1997) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Arsenali ditën e mërkurë, siç njofton Sky Sports.

Më pas, qendërmbrojtësi do ta kompletojë transferimin nga Brightoni për një shumë prej 50 milionë stërlinash (58.5 milionë euro).

Sipas Sky Sports News, Brightoni ka përfshirë në marrëveshje edhe një klauzolë, në bazë të të cilës do të përfitojë nga shitjet e mëtejshme.

23-vjeçari regjistroi 36 paraqitje për skuadrën e tij në sezonin e kaluar duke i ndihmuar që të qëndronte në Ligën Premier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu