Tottenham ka nënshkruar me sulmuesin e majtë spanjoll Bryan Gil (2001) nga Sevilla me Érik Lamela (1992) që i bashkohet klubit spanjoll si pjesë e marrëveshjes.

Spurs do të paguajnë përveç argjentinasit edhe një shtesë prej 25 milionë eurosh për anësorin 20-vjeçar.

Kontrata e Gil do të zgjasë deri në Qershor 2026. Ai do të takohet me shokët e tij të rinj në përfundim të Olimpiadës, ku ai përfaqëson Spanjën.

Mesfushori Eric Lamela ka firmosur një kontratë trevjeçare deri në Qershor 2024 me Sevillan.

Ky veprim sjell një fund në periudhën tetë-vjeçare të argjentinasit te Spurs.

29-vjeçari argjentinas u bashkua nga Romagusht 2013 dhe bëri 257 paraqitje në të gjitha garat.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu