Toby Alderweireld (1989) kishte dy vjet nga kontrata e tij me Tottenhamin por ishte i etur të largohej për të provuar sfida të reja.

Për këtë arsye ai është transferuar te klubi i Katarit, Al Duhail për një tarifë jetë 13 milion euro.

Qendërmbrojtësi belg ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin aziatik.

Qendërmbrojtësi belg bëri 236 paraqitje për Spurs pasi u bashkua nga Atlético Madrid në 2015 dhe ishte një pjesë integrale e ekipit që luftoi për titullin në Premier League dhe kaloi në finalen e Champions League.

Një deklaratë e Spurs shkruan: “Ne kemi arritur marrëveshje me Al-Duhail SC në Katar për transferimin e Toby Alderweireld. Ne i urojmë Toby të gjitha të mirat për të ardhmen.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu