Fotot e modelit Countach LPI 800-4 të Lamborghini “dolën” në internet. Ai është një model që ringjall emrin legjendar “Countach”, dhe prodhimi i të cilit do të jetë i kufizuar.

Fotografitë e tij janë shfaqur në mediat sociale dhe zbulojnë se Countach i rilindur bazohet në modelin Xian, i cili gjithashtu u krijua bazuar në Aventador.

Për më tepër, vetura është zbukuruar me karakteristika të projektimit të huazuara nga versionet origjinale Countach, të cilat janë përshtatur me epokën moderne.

Lamborghini ka lëshuar më parë pamje për veturën e ardhshme që shfaqin etiketën “Countach”, duke lënë të kuptohet një motor V12.

Countach bëhet kështu një nga modelet më të famshme të Lamborghini të rilindur për shekullin 21.

Pritet të fuqizohet nga një motor V5 6.5 litra me një sistem hibrid të butë, i cili zhvillon 789 kuaj fuqi, si dhe të ketë fuqi në të gjitha rrotat. Çmimi i tij do të jetë rreth 3 milionë euro.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu