Milani ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillimsezoni në Serie A duke fituar përballë Venezia (2-0).

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në fraksionin e parë të lojës, i cili u mbyll pa gola.

Mirëpo, në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në San Siro, Rossonerët arritën të shënojnë dy herë.

Theo Hernandez u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të. Nuk zgjati shumë dhe asistoi te Brahim Diaz (68’), i cili e zhbllokoi rezultatin.

Më pas, Alexis Saelemaekers, një tjetër futbollist i inkuadruar nga banka rezervë, asistoi te Theo Hernandez dhe ky i fundit e dyfishoi epërsinë (82’).

Në ndeshjen tjetër të darkës Empoli fitoi 0-2 në fushën e Cagliarit.

Golat u shënuan nga një për secilën pjesë me Di Francesco 29’ dhe Stulac 69’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu