Sulmuesi anësor Marco Asensio (1996) nuk është aspak i lumtur te Reali, pasi nuk është një titullar i rregullt.

Carlo Ancelotti preferon treshen Benzema, Vinicius JR dhe Gareth Bale në repartin ofensivë, derisa Asensio ka mbetur në bankën rezervë.

Kjo situatë nuk po i pëlqen aspak spanjollit i cili po mendon largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Është media spanjolle Marca që ka raportuar se Liverpooli është skuadra favorite për ta transferuar spanjollin në Anfield.

Trajneri i The Reds, Jurgen Klopp e pëlqen shumë Asension dhe ka shprehur dëshirën ta ketë në radhët e veta. Situata e tij po ndiqet nga The Reds që në janar pritet të dalin me një ofertë në drejtim të Realit për të.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Milan, Juventus e Arsenal.