Roma është rikthyer te fitoret në Serie A, ku ka mposhtur Udinesen në javën e pestë.

Kryeqytetasit kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku në fund kanë marrë tri pikët falë fitores 1-0.

Giallorosët fillimisht rrezikuan me Henrikh Mkhitaryan që goditi shtyllën nga një gjuajtje jashtë zonës.

Shtylla ia mohoi golin edhe Nicolo Zaniolos në minutën e 20-të nga afërsia.

Por në minutën e 36-të, Giallorosët kaluan në epërsi.

Talenti Riccardo Calafiori depërtoi për mrekulli në zonë dhe asistoi për Tammy Abraham i cili shënoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të Romës përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë Giallorosët dominuan në lojë, por pa arritur të shënonin gola të tjerë.

Roma mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur kapiteni Lorenzo Pellegrini mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Pellegrini kësisoj do të mungoj në ndeshjen e ardhshme në derbin ndaj Lazios.

Pas kësaj fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, 3 më pak se lideri Napoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu