Ëndrra për të shkuar drejt play-off të Botërorit për Shqipërinë ka marrë një goditje të rëndës sot teksa është mundur 0-1 nga Polonia në “Air Albania”.

Por ndeshja e sotme mund të dëmtojë përtej pikëve kuqezinjtë për shkak të sjelljes së pakuptimtë të një grupi tifozësh.

Kuqezinjtë luajtën mirë përballë një kundërshtari të fortë që dukej më lart.

Një moment pasigurie solli golin e Sviderski dhe nisi një hedhje objektesh në fushë që solli 15 minuta kaos pasi gjyqtaria ndërpreu ndeshjen.

U deshën shumë negociata për rifillimin e saj, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe Shqipëria kështu pa t’i ikte nga duart një ndeshje që dukej se e kishte nën kontroll.

Me pasoja ndoshta shumë të rënda edhe nga komisionet disiplinore të FIFA-s.

SHQIPËRI – POLONI 0-1:
77′ Sviderski

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu