Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Brentfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë arritur t’i kthehet fitores, pasi kanë mposhtur Brentfordin pas humbjes javën e fundit nga Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç disa raste të krijuara, arritën ta gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e fundit dhe ishte Ben Chilwell, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues krijuan më shumë dhe menaxhuan lojën në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, mysafirët e Thomas Tuchel u mbrojtën mirë, menaxhuan epërsinë dhe në fund morën një fitoren të madhe 1-0.

Fitorja erdhi falë portierit Edouard Mendy, i cili bëri disa pritje vendimtare në këtë ndeshje, ku njëra erdhi në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e parë me 19 pikë, ndërsa Brentfordi zë vendin e shtatë me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Norwich Cityt, ndërsa Brentfordi e pret Leicester City.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu