Vllaznia ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Superiores me një fitore mbresëlënëse me shifrat 6-3 ndaj Dinamos, në një ndeshje me ritëm të çmendur në ”Loro Boriçi”.

Sfida e sotme ishte e pabesueshme për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Ajo nisi me golin e Ibraimit për Dinamon e më pas më vrullin e shkodranëve që arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e parë me Dianje e Gjurgjeviç.

Më pas nisi një sfidë e çuditshme golash me Aralicën që shënoi e Ibraimin që iu përgjigj me penallti. Pa patur kohë të diskutohej kjo penallti me VAR, erdhi goli i radhës i shkodranëve, përsëri me Aralicën. Skuka la të mendohej se goli i minutës së 72-të do të rihapte sfidën. Por fillimisht Jonuzi me një predhë të pakapshme e më pas Mustedanagiç në shtesë, vulosën një fitore mbresëlënëse 6-3 të ekipit shkodran.

VLLAZNIA-DINAMO 6-3:
16′ Dianje, 35′ Gjurgjeviç, 55′, 70′ Aralica, 83′ Jonuzi, 90’+6′ Mustedanagiç / 5′, 67′ (p) Ibraimi, 72′ Skuka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu