E dyta del e mirë (në Premier League) për Antonio Conten, i cili mbledh suksesin e parë në ligë me Tottenhamin pas barazimit në debutimin e tij me Evertonin.

Një fitore e vuajtur për Spurs, të cilët mundën 2-1 Leeds të Loco Bielsa me një përmbysje.

Në fund të pjesës së parë shënoi Daniel James 44’ për mysafirët, por Pierre-Emile Hojbjerg 58’ dhe Reguilon 69’ iu përgjigjën duke i dhënë fitoren vendasve.

Tre pikë që e çojnë klubin londinez në vendin e shtatë në renditje, plus dy pikë mbi Manchester United në krizë gjithnjë e më shumë dhe vetëm 4 pikë larg nga zona Champions League.