Manchester Unitedi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Villarrealit (2-0) në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar në të tetën e finales.

Minutat e para ishin më të mira për ekipin nikoqir që rrezikoi përmes, Moi Gomez e Yeremi Pino, ndërsa më pas David de Gea bëri një pritje vendimtare në goditjen e Manu Trigueros.

Pas presionit të Nëndetëses së Verdhë në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq i rikthyen gjërat në favor të vetin duke e zhbllokuar rezultatin.

Dhe ishte Cristiano Ronaldo, që përfitoi nga një gabim i vendasve dhe dalja e portierit Geronimo Rulli, të cilin e paraboloi (78’).

Pas një tjetër mundësie të 36-vjeçarit për të shënuar, erdhi një reagim fantastik i Jadon Sanchos, i cili me një goditje të pandalshme e vulosi fitoren.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe ka paraqitje më të mirë në ndeshjet direkte me Villarrealin, ashtu që siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales.

Skuadra spanjolle do të konkurrojë me Atalantan (që ka dy ndeshje në dispozicion) për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt.

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Dinamo Kiev me rezultat 2-1, duke vazhduar ecurinë perfekt në Ligën e Kampionëve

Ndeshja nisi me një super gol të Robert Lewandowski që shënoi me gërshërë në minutën e 14-të për 1-0.

Ky ishte goli i nëntë në Ligën e Kampionëve këtë sezon për polakun.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Kingsley Coman i cili u asistua nga Corentn Tolisso për 2-0.

Ukrainasit e nisën me shumë raste pjesën e dytë, por nuk arritën ta gjenin golin.

Dinamo arriti të hap ndeshjen në minutën e 70-të, kur Viktor Tsygankov asistoi te Denys Garmash që shënoi për 2-1.

Deri ën fund të dy skuadrat kishin raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Bayern Munchen ka 15 pikë, ndërsa Dinamo Kiev me 1 pikë mbetet në vendin e fundit.