Interi mund Shakhtar Donteskin me rezultatin 2-0 duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në grupin D.

Pjesa e parë foli shumë për Interin që kishte disa raste dhe gjuajti 15 herë në portë, por goli nuk erdhi.

Nico Barella, Ivan Perisic, Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez rrezikuan, por pa sukses.

Me të filluar pjesa e dytë Interi pati shumë raste dhe gjeti golin e epërsinë, kur në minutën e 61-të, Edin Dzeko me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Vetëm pas gjashtë minutash sulmuesi boshnjak shënoi edhe njëherë për 2-0, me një goditje të saktë me kokë.

Deri në fund kishte edhe dy raste për të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoi.

Interi tani ka 10 pikë dhe mjafton që Real Madridi të mos humbë ndaj Sheriffit për ta kualifikuar tutje skuadrën zikaltër.

Në grupin C, Ajax vazhdoi ecjen me pikë të plota duke mposhtur Besiktasin me rezultat 2-1 jashtë fushe.  Një ndeshje e ndezur në Stamboll që në minutat e para.  Vendasit i afrohen avantazhit me Rosierin, mysafirët përgjigjen me Neres, por të dyja tentativat shkojnë jashtë kuadratit.

Loja ndryshoi në minutën e 20-të, kur Mazraoui preku dorën në zonën e rreptësisë.  VAR-i ndihmon në caktimin e penalltisë, të cilën Ghezzal e transformon për 1-0.

Ajax reagon dhe thërret Gunok në dy pritje të mira me Tadiç dhe Daramy, Besiktas përgjigjet me Teixeira (pak jashtë) dhe Larin, në të cilin ndërhyn Onana.

Në pjesën e dytë holandezët nisin fuqishëm dhe kapen pas bombarduesit Haller për të fituar ndeshjen. Sulmuesi në minutën e 54-të mbështet në portën e zbrazët pas një pasimi të Berghuis dhe në minutën e 69-të ai përsërit veten duke dërguar topin në rrjetë nga pasi i Martinez pas gjuajtjes së lirë të Tadiç.

Dygolëshi e çon Hallerin në 9 gola në këtë edicion të Champions League, në të njëjtin nivel me Lewandowskin.

Me këtë 2-1, Ajax mbetet me pikë të plota dhe siguron vendin e parë në grup ndërsa Besiktas, ende pa pikë, është aritmetikisht jashtë Europës.