Një raportim i ri ka zbuluar katër objektivat kryesore të transferimit të Newcastle United që klubi do të kërkojë t’i sjellë në janarin e vitit të ardhshëm.

Magpies aktualisht janë në fund të tabelës, pasi nuk kanë arritur të fitojnë një ndeshje të vetme në 12 takime.

Sipas Northern Echo, pronarët e rinj kanë katër emra në krye të listës së tyre të transferimeve të janarit:

  • Qendërmbrojtësi anglez James Tarkowski (1992), që luan me Burnleyn.
  • Mesfushori sulmues anglez Jesse Lingard (1992), që luan me Manceshter Unitedin.
  • Sulmuesi belg Divock Origi (1995) që luan me Liverpoolin.
  • Mbrojtësi i majtë ukrahinas Oleksandr Zinchenko (1996) që luan me Manchester Cityn.

Të katër mund të jenë të disponueshëm kur sezoni i transferimeve të hapet, qoftë ajo në baza të përhershme apo si huazim.

Ç’është më e rëndësishmja, Newcastle ka gjendje të mirë financiare për të mposhtur çdo klub që i bashkohet luftës së ofertave, gjë që mund të jetë një problem nëse ata janë ende në zonën që shpijen nga rënia në Championship.

Me siguri, marrëveshja më interesante e përfolur për fansat e Toon do të jetë ajo e Lingard, i cili është pikërisht lloji i lojtarit për të cilin po e kërkon Eddie Howe.

Kreativ, me një nuhatje fantastike për gol, 28-vjeçari me siguri do të shtonte shumë gola – ashtu siç bëri me West Hamin sezonin e kaluar.

E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje që mund të krijojë Newcastle, siç theksoi përballja e fundjavës së kaluar me Brentford, vija e pasme ende duket jashtëzakonisht e brishtë.

Tarkowski, një reprezentues anglez, mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve, pasi lojtari i Burnleyt është një qendërmbrojtës inteligjent me mbi gjashtë vjet përvojë në Ligën Premier.

Ndërsa Origi dhe Zinchenko mund të mos hyjnë në skuadër si startues automatikë, nëse ata do t’i bashkoheshin gjithashtu revolucionit të Howe, të dy mund të kenë një rol jetik për të luajtur për sa i përket shtimit të një force të nevojshme në fazën sulmuese.